Një cikël i ri reformimi? Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sot idenë për një reformë kushtetuese që do të reduktonte numrin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste.
Mesazhi i tij ishte i qartë: pas më shumë se 30 vitesh pluralizëm, disa institucione, përfshirë Kuvendin, kanë nevojë për riformatim.
Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Na duhet një cikël i ri reformimi për disa institucione të rëndësishme, ndër të cilat edhe Kuvendi. Pas 10 legjislaturash dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë, e para gjë si rrallë gjë që bie dakord çdo shqiptar, është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se një aspekt. Prandaj ky ndryshim pozitiv duhet të jetë objektiv i yni, përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë, edhe të atyre që e çuan votën në drejtime të tjera.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
