
Njëra prej sallave në Kuvend mori emrin e tij! Bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani: Ai punoi çdo ditë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përuruar sot sallat “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani” në mjediset e seancave plenare të Kuvendit, duke nderuar kontributin e dy politikanëve të shquar që u ndanë para kohe nga jeta.
“Me këtë emërtim, nderojmë kontributin e dy politikanëve e parlamentarëve të shquar të Shqipërisë, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. Dy deputetë aktivë dhe me integritet të lartë, prindër, bashkëshortë, bij dhe vëllezër model, që frymëzojnë me urtësinë, përkushtimin dhe dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe për të gjithë ne”, u shpreh Spiropali.
Familjarët e Finos dhe Bogdanit shprehën mirënjohjen e tyre për këtë vlerësim. Çepani, një nga të afërmit e Gerti Bogdanit, falënderoi Kryetaren e Kuvendit dhe vuri në dukje trashëgiminë që Bogdani la pas.
“Faleminderit për këtë nderim të veçantë për emrin e Gertit, mbi të gjitha për atë që ai përfaqësonte: vlerat e politikës me integritet dhe dashuri për njerëzit. Sa herë në këtë dhomë apo në veprat e trashëgimitë që ai la pas, të kujtojmë se politika është një mënyrë për t’i dashur më shumë njerëzit, për ta dashur Shqipërinë dhe për ta bërë një vend më të mirë. Kjo ishte ajo për të cilën ai punoi çdo ditë përgjatë gjithë karrierës së tij dhe kjo është trashëgimia që ne duhet të ndjekim dhe të vijojmë misionin e tij”, tha Çepani.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128