
“Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet SPAK-ut me delir”/ Spiropali ironizon Metën dhe Berishën: Baballarët e...

Ashtu siç ndodh zakonisht, edhe seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.
Ka qenë Ministrja Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. e cila është përfshirë në një debat me Gaz Bardhin.
Spiropali ka ironizuar ish-kryeminsitrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, pas akuzave që ata kanë bërë në ditët e fundit ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumanit.
“Keni opinion për baballarët në majë të thanës zoti Bardhi dhe të tjerët. Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK nga mëngjesi në darkë dhe tjetri në majë të delirit të madhështisë që kafshon SPAK e kreun e tij. A keni ju opinion për këto meqë keni opinione për gjithçka dhe gjithkënd meqë bëni akuzatorin këtu, gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së baballarëve tuaj në majë të thanës, të dy presidentë të kësaj republike, të dy kryeministra, për të cilën ju sigurisht nuk mund të shpreheni vini këtu e doni të bëni sherr e rrëmujë, të na thoni një herë e mirë çfarë opinion keni për ulërimat tuaja, ata nuk janë dy kokë dele por baballarët e opozitës suaj, vini këtu e na drejtoni gishtin, na ngrini gishtin.”– tha Spiropali.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128