Noka dhe Boçi takim "sekret" në Janinë për lirimin e Bejlerit, i dekonspiron deputeti grek

28 Shkurt 2024, 17:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Noka dhe Boçi takim "sekret" në Janinë për
Dy figurat kryesore të Rithmelimit pas Sali Berishës, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe Nënkryetari Luçiano Boçi, kanë udhëtuar këtë të martë në Greqi ku kanë zhvilluar në qytetin e Janinës, një takim me deputetin grek të "Nea Demokratia", Takis Theodorikakos.

As Noka dhe as Boçi nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për këtë vizitë dhe arsyet e takimit, por ka qenë vetë deputeti grek që i ka "dekonspiruar", duke hedhur në faqen e tij fotografi me dy eksponentët, të shoqëruara edhe me një shënim të shkurtër.

Përveç të tjerave Theodorikakus thekson se gjatë takimit me Nokën dhe Boçit, ata kanë diskutuar veçanërisht për nevojën për ti dhënë fund paraburgimit të bashkëatdhetarit të tij grek, Fredi Beleris.

Ja çfarë shkruan në FB e tij deputeti grek:

Në Janinën mikpritëse jam takuar sot me miqtë e mi Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm, deputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Diskutuam dhe shkëmbyem mendime për shumë çështje interesante dhe sigurisht për nevojën për t'i dhënë fund paraburgimit të bashkatdhetarit tonë, kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleris.

Noka dhe Boçi takim "sekret" në Janinë për

 

Po ndodh...