Intervista e Arben Ahmetajt nxjerr zbuluar tre "hetuesit" e Rithemelimit që ai informon prej 3 vitesh

Shpërthimi, të cilin e paralajmëroi përmes intervistës së Arben Ahmetaj, nuk ndodhi. Ish-krahu i djathtë i Edi Ramës nuk kishte asnjë bombë për të hedhur dhe në fund, e gjithë intervista u katandis, në një përpjekje të dëshpëruar për t’u konsideruar një viktimë e një komploti politiko-mediatiko-gjyqësor duke shpresuar në këtë mënyrë të përfitojë azil politik në vendin që e strehon. Asnjë dokument, asnjë fakt, vëtëm aludime dhe insinuata me të cilat Rithemelimi na ka mbushur kokën prej vitesh.
Megjithatë disa gjëra i tha, që edhe pse nuk ishin një shpërthim, përbëjnë gjithësesi lajm interesant. Përveç faktit që zbuloi se ishte strehuar në një shtëpi komunale (me shumë gjasa në Zvicër) si një azil-kërkues i çfarëdoshëm ekstrakomunitar (pavarësisht 2 milionët e dollarëve të deklaruar si pasuri zyrtare dhe të fituara në kohën kur shiste trafik telefonik), Arben Ahmetaj pohoi (pa e ditur) se ishte vetë ai burimi politiko-mediatik i dosjes së inceneritorit për të cilën në fund e kanë inkriminuar. Një viktimë kolaterale e vetvetes.
Terreni i parë ku rrëshkiti është fakti se edhe pse ishte protagonist i ngjarjes (qoftë edhe vetëm si ministër apo si zëvendëskryeministër dhe jo si i përfshirë) u shtir se nuk dinte asnjë informacion të drejtpërdrejtë nga ajo aferë, por tregoi si burim të akuzave të tij dy "hetuesit" e Rithemelimit që prej 3 vitesh jetojnë me denoncimet pikërisht të prapaskenave të skandalit të inceneratorëve. Që të dy të kujdesshëm të akuzojnë cilindo, përveç Arben Ahmetajt, të cilin, përkundrazi, janë sforcuar ta mbrojnë gjithmonë.
Dhe ky është një fakt shumë i dyshimtë. Pra, bomba që dispononte Arben Ahmetaj dhe në këmbim të së cilës ra dakord për intervistën në televizionin e Berishës, ishin në fakt disa përralla që ai vetë ia kishte treguar dy "hetuesve" të cilët duke mos qenë të besueshëm, kur i bënë publike, nuk arritën dotë të bëjnë asnjë shpërthim.
Tani e provoi ai vetë. Arben Ahmetaj i informon prej një kohe të gjatë dy "hetuesit", duke i furnizuar me dokumenta dhe interpretime fantazioze (dhe me të ngjarë edhe i paguan për të dalë me fytyrën e tyre dhe në një portal periferik), por meqë bashkëpunëtorët e tij me pagesë nuk janë të besueshëm, zbriti në mejdan ai vetë për të përsëritur të njëjtat gjëra. Kjo ka qenë edhe një nga kushtet e TV-Rithemelimit për të bërë këtë “intervistë ekskluzive”.
Në realitet nëse televizioni i Berishës kishte si qëllim kryesor ta detyronte Arben Ahmetajn të shqiptonte me zërin e tij akuza kundër Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, deri tani të bëra vetëm nga Rithemelimi, objektivi i Ahmetajt ishte të arrijë marrjen e azilit politik duke u prezantuar si një viktimë e një makinacioni politiko-mediatiko-gjyqësor që e ka kërcënuar deri me vdekje. Ekzistenca e persekutimit politik dhe gjyqësor në atdhe bashkë me kërcënimet me vdekje, përbëjnë dy nga shtyllat thelbësore për të marrë azil politik, veçanërisht në një vend si Zvicra që i ka dhënë azil politik edhe një afaristi (në kërkim) si Rezart Taçi. Se si mund të dëshmojë që SPAK (prokuroria e krijuar dhe monitoruar nga amerikanët) është vegël e qeverisë për të shkeluar të drejtat e tij të njeriut, mbetet ende mister. Por duke ripërsëritur dhjetëra herë përgjatë intervistës së është kërcënuar me vdekje (duke premtuar edhe një intervistë të dytë “vetëm nëse do jem akoma gjallë”), Arben Ahmetaj tregoi lidhjet sekrete me Sali Berishën, ku prej kohësh është bërë informator i tij. /Shqiptarja.com
-
Broja: Me Fulham, rikthehem në maksimum
2 Shkurt, 17:23 -
Asteroidi me madhësinë e një rrokaqiell kalon sot pranë Tokës
2 Shkurt, 17:17 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




