Nuk e futën tek lista e mbyllur/ Tabaku tregon pendesën e saj më të madhe ndaj…

13 Mars 2025, 22:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Nuk e futën tek lista e mbyllur/ Tabaku tregon pendesën e saj më

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka rrëfyer për përballjen brenda PD-së.

Gjatë bisedës me moderatorin Çim Peka, Tabaku u shpreh se, në këtë periudhë debati, gjëja për të cilën është penduar, ishte një deklaratë, të cilën nuk do ta bënte.

Ajo u shpreh gjithashtu se, nuk i ka dëgjuar ndërkombëtarët, edhe pse ka pasur bashkëpunim me ta.

Unë të siguroj se në të gjitha rastet, kam bërë pafund gjëra për të cilat mund ti kisha menduar ndryshe, mund të isha rikthyer në një moment.

Ka një deklaratë të cilën në mënyrë absolute nuk do ta kisha bërë kurrë. Por unë të siguroj, se në çdo rast, në çdo moment, kam menduar se ajo ka qenë më e mira.

E kam menduar gabim.

Nuk kam dëshirë ti rikthehem, por është një deklaratë për të cilën unë them se, në të gjitha daljet e mia publike është deklarata për të cilën nuk jam absolutisht sot komode, por edhe atëherë nuk isha komode.

Ka qenë diçka momentale.

Nuk është se i kam dëgjuar dhe kanë ndikuar ndonjëherë ndërkombëtarët. Ata kanë punët e tyre, dhe jam e privilegjuar se kam hapësirë që të ngrejë çështjet opozitare.

Ne na votojmë shqiptarët, na votojnë demokratët, na votojnë njerëzit që i bindim, janë apo jo demokratë. Shqipëria sot nuk është ajo që ka qenë para shumë vitesh, vendi sot ndodhet në një nivel ku nuk ka nevojë për ndërmjetësim ndërkombëtarësh.

Ka qenë periudhë dyshimi dhe rritje për të gjithë ne, edhe hapje sysh, askush nuk e mendonte se do të kalonte këtë që kaloi PD’, u shpreh Jorida Tabaku në SYRI TV.

 

Po ndodh...