Nuk ka pushim për maxhoritarët! Zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

4 Korrik 2025, 11:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Nuk ka pushim për maxhoritarët! Zbardhen porositë e Ramës

Publikohen porositë që kryeministri Rama u la deputetëve të qarkut Tiranë gjatë mbledhjes me dyer të mbylllura të mbajtur në selinë rozë këtë të premte.

Burime bëjnë me dije se kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të Tiranës që, për dy javë, të evidentojnë problematikat e qytetit përmes kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët. Pas këtij afati, deputetët do t’i paraqesin gjetjet e tyre në një tjetër takim.

Drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, dhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, do të bëjnë ndarjen e deputetëve dhe drejtuesve të njësive administrative në grupe pune.

Paraprakisht, grupet e punës janë strukturuar si më poshtë:

Hapësirat publike: në krye të punës do të jenë Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani.
Çështja e trafikut: do të drejtohet nga Blendi Gonxhja dhe Enton Punavija.
Financat: Do të koordinohen nga Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj.

Ndërkohë, mësohet se në këtë mbledhje nuk është diskutuar për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

Po ndodh...