"Nuk kanë kapacitet", Rama plot vetëbesim: Askush tjetër veç meje nuk e fut dot Shqipërinë në BE

27 Shkurt 2025, 11:38 / POLITIKË ALFA PRESS
"Nuk kanë kapacitet", Rama plot vetëbesim: Askush

Kryeministri Edi Rama, në një takim me të gjitha njësitë administrative të Tiranës, theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për Shqipërinë, duke i cilësuar ato si “më të rëndësishmet ndonjëherë”. Rama u shpreh se vetëm qeverisja aktuale ka kapacitetin për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian, duke shtuar se ata që janë kundër nuk kanë besimin dhe respektin që është fituar deri tani.

Zgjedhjet më të rëndësishme ndonjëherë për Shqipërinë. Nuk ka të tjerë që mund ta fusin Shqipërinë në BE. Nuk e bëjnë dot. Nuk i kanë kapacitetet për ta bërë.Nuk e kanë besimin që ne kemi fituar. Nuk e kanë respektin që ne kemi fituar. Vërtet sot Shqipëria ka një tjetër reputacion. Po nuk është akoma në atë fazë që reputacioni i Shipërisë nuk varet nga ai që qeveris. Reputacioni i Shqipërisë do bëhet i pavarur kur të bëhet anëtare e Be. Aty do çlirohet nga varësia e qeverisë dhe aty Shqipëria do bëhet e barabartë në dinjitet. E baratabartë në stadanrte, në ekonomi dhe në të gjitha të tjerat është një rrugë që do vazhdojë”, tha Rama.

Kryemnistri shtoi se Shqipëria do të përfitojë një “frymëmarrje të re” pas anëtarësimit në BE, duke krahasuar këtë proces me një familje ku më të mëdhenjtë mbështesin më të vegjlit. Ai shtoi se disa shtete që janë anëtarësuar në BE pas rënies së komunizmit kanë përfituar shumë dhe tani janë duke kontribuar në Bashkimin Evropian.

Shqipëria do të marrë frymëmarrje të re se do të ketë mbështetje të strukturuar se është tamam si një familje ku më të mëdhenjtë ndihmojnë më të vegjlit. Disa nga vendet që kanë hyrë në BE të parat pas resë së komunizmit kanë qenë përfituese të mëdha dhe janë në pozitën tani që po kthehen në kontributorë. Ne do të hyjmë, do të jemi përfitues. Por përtej përfitimeve të natyrës ekonomike, përfitimi më i madh është që ne na ka dhënë Zoti, jeta dhe fati ynë që jemi këtu në PS, që kemi zë pak më të madh sesa zëri i një anëtari të jashtëzakonshëm të bëjmë hakmarrjen më të madhe shqiptare për të gjithë poshtërimet që na kanë bërë të tjerët ose që i kemi bërë vetes, kemi qene vend dhe kombi poshtëruar. Tani kemi ardhur shumë afër mundësisë për të marrë hak, për të marrë hak në kuptimin pozitiv për të hequr përgjithmonë nga qafa zgjeben e nënvlerësimit dhe të të parit nga lart poshtë, të të trajtuarit si njerëz të dorës së dytë dhe për t’u dhënë të gjithë atyre që janë gjallë mundësinë të ndihen të barabartë sa herë të mendojnë për Evropën. Kur ta shikojnë Brukselin si një vend si kryeqyteti i disave, por si kryeqyteti i tyre.”, u shpreh Rama.

Po ndodh...

ide