“Nuk marrim pushtet me dhunë”/ Berisha kërkon kohë për rrëzimin e Ramës: Do bëjmë revolucion paqësorë të zgjatur!

17 Janar 2026, 13:26 / POLITIKË ALFA PRESS
“Nuk marrim pushtet me dhunë”/ Berisha kërkon kohë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot për protestën e paralajmëruar të opozitës më 24 janar, përpara Kryeministrisë, duke theksuar se opozita nuk synon marrjen e pushtetit me dhunë.

Gjatë një bashkëbisedimi online me ndjekësit, Berisha u shpreh se Partia Demokratike mbetet e vendosur në rrugën e reagimit paqësor dhe se ndryshimi i pushtetit, sipas tij, mund të vijë përmes një kryengritjeje të qëndrueshme dhe paqësore.

“Ne jemi Partia Demokratike dhe nuk e kemi synuar kurrë pushtetin me dhunë. Përkundrazi, kur kundërshtarët tanë e kanë marrë pushtetin me dhunë, ne i kemi larguar me votë”, deklaroi Berisha, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një qytetari.

Ai shtoi se një kryengritje e zgjatur dhe paqësore është, sipas tij, jetike për largimin e qeverisë aktuale dhe për shpëtimin e vendit nga ajo që e cilësoi si “organizatë kriminale”. Berisha theksoi se opozita po bën përgatitjet e saj dhe se shumë shpejt qytetarët dhe opozitarët do të jenë të gatshëm për këtë proces.

Po ndodh...

ide