''O Gazo, ku je...''/ Mbyllet numërimi në Fier, Zegjine Çaushi merr mandatin e deputetes

19 Maj 2025, 16:05 / POLITIKË ALFA PRESS

''O Gazo, ku je...''/ Mbyllet numërimi në Fier,

Ka përfunduar tashmë numërimi në qarkun e Fierit dhe për sa i përket votës së diasporës. 

Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12 në këtë qark (qarku ku ka marrë më shumë mandate pas Tiranës), të cilin e ka marrë Zegjine Çaushi me 4551 vota.

Kjo e fundit u bë virale gjatë fushës për PS në qarkun e Fierit pas videove në distancë drejtuar rivalit të tij demokrat Gazment Bardhi, të cilave ky i fundit nuk iu përgjigj.

Fieri i dha 12 mandate PS dhe 4 PD në këto zgjedhje. 

 

Po ndodh...