“Oligarkët lindën në kohën e PD”, Gjinishi debaton me deputetin Gjin Gjoni

22 Qershor 2026, 22:57 / POLITIKË ALFA PRESS

“Oligarkët lindën në kohën e PD”, Gjinishi

Analisti Ermir Gjinishi polemizoi me deputetin e PD-së, Gjin Gjoni për parullën “Rama në burg, Berisha në burg” si një refuzim i 36 viteve pushtet në Shqipëri. Ndërsa Gjinishi bëri një përballje mes qeverisjeve te PS dhe PD, Gjoni u shpreh se PD ka 13 vite që nuk është në pushtet. Ndërsa Gjinishi kujtoi se oligarkët  e sotëm lindën në kohën e PD-së.  

Gjinishi: Çështja është se parulla “Rama në burg, Berisha në burg” është simbolikë, është refuzim i 36 viteve pushtet në Shqipëri. Nëse bëjmë analizën kush më pak kush më shumë është tjetër. A kanë bërë gjëra të mira këto parti? Po kanë bërë.

Zotin Gjoni e vlerësoj se edhe pse në mandatin e parë thotë po PD ka bërë gabime. Nëse PS bëri moratorium për shpendët, në kohën  e PD u bë masakër, edhe me lagunat. Nëse flasim për oligarkët, ata lindën në kohën  e PD-së. Nëse flasim për kullat e dimë që janë njerëz pranë PS-së dhe PD-së.

Nëse opozita do të ishte e fortë nuk do të kishim 23 ditë protesta.

Gjoni: PD ka 13 vite që ka ikur nga qeverisja. Në planin rregullues të Tiranës ndërtimet kanë qenë deri në 8 kate, që sot janë për pastrim parash.

Gjinishi: Rruga e Kombit është po aq e korruptuar sa ajo e Thumanës.

Gjoni: 1 miliard ishte Rruga e Kombit. Por për shkak të tuneleve, skarpateve u rrit.

Gjinishi: Po ishte planifikuar 800 dhe u shtua me 400.

Gjoni: Ajo rrugë edhe sot e kësaj dite nuk është përfunduar.

Po ndodh...