Opozita e denoncoi për blerje votash, GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun e Kuçovës, Maliqi: Ndikoi politika. Do ta ankimojmë!

GJKKO kërkon pushimin e çështjes në lidhje me denoncimin e PD-së, për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, sa i takon pretendimeve se ka vjedhur zgjedhjet. Lajmi u bë i ditur nga ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi.
Ky i fundit pohoi se nuk ka besim te hetimet, edhe pse ka prova të pakundërshtueshme që tregojnë se Hajdari ka blerë vota.
“Dje kam marrë njoftimin nga GJKKO, ku zonja Dorina Bejko kërkon pushimin e hetimit në gjykatë për krimin elektoral në KZAZ në Kuçovë, denoncim i bërë nga zonja Vokshi. Do e kundërshtoj këtë vendim, do kërkoj kthim te hetimi. Ky hetim është bërë nën ndikimin e oligarkisë. Provat janë të pakundërshtueshme. Kemi kapur administratorë të komunave në Kuçovë dhe punonjës të bashkisë, duke ndarë ndihma. U kap çakull elektoral. Janë thirrur nga SPAK vetëm njerëzit e mi elektoral, dhe iu janë bllokuar celularët, dhe më pas iu janë kthyer. Ndërkohë atyre të PS nuk u është bllokuar gjë. U bë cirk në KAS me këtë çështje. Nuk kam besim te ky hetim. Çdo gjë është e kapur. Kam dyshime të rënda korruptive. Do të vazhdoj betejën time për qytetarët e thjesht. Mbështes hapur protestën e qytetarëve për të rrëzuar këtë sistem të korruptuar”, tha ai.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
Zombit përballë Gen Z!
Shqipëria ka nevojë për një Republikë të reformuar!
Dy opozitat e Shqipërisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
