Opozita kërkon largimin dhe arrestimin e Veliajt, rikthehen sot protestat para bashkisë së Tiranës

10 Janar 2025, 08:27 / POLITIKË ALFA PRESS
Opozita kërkon largimin dhe arrestimin e Veliajt, rikthehen sot protestat

Opozita do rikthehet sot të protestojë para bashkisë së Tiranës ku kërkohet largimi dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lajmi është dhënë nga drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Opozita rikthehet në protestë para bashkisë në një kohë ku SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij. 

Ditën e djeshme për më shumë se 4 orë biznesmeni Elman Abule ka dhënë dëshmi në SPAK për dosjen “Veliaj”.

Biznesmeni rezulton të këtë një marrëdhënie biznesi dhe miqësie me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Pak kohë më parë, SPAK dhe agjentë të BKH-së ushtruan kontroll në shtëpinë e Veliajt, ku sekuestruan telefonin e bashkëshortes Ajola Xoxa, ushtruan kontroll në biznesin ''Harabel'' të Xoxës si dhe në shtëpinë e vëllait të kryebashkiakut. 

Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion  Veliaj të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ''5D'' si dhe tek inceneratori i Tiranës. 

Postimi i Këlliçit:

Protesta jonë nuk do ndalet deri sa kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, të shkojë para ligjit për hajdutërinë e tij të pashembullt! Ndaj nesër, e premte, datë 10 janar, ora 11:00, shihemi sërish para bashkisë Tiranë

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128