“Opozita kishte në dorë shumë gjëra, por nuk i bëri”/ Vajza e Azem Hajdarit e emocionuar nga protesta: Të fshijmë lotët e të bëjmë çka është e mundur

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina ka reaguar e emocionuar për protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër investimeve amerikane në vend, ndërsa thekson se fajin në këtë mes nuk e kanë vetëm personat që qeverisin vendin.
“Të fshijmë lotët e të bëjmë çka është e mundur për të përshkruar më tej këtë betejë të madhe. Beteja që po bëjmë bashkë është beteja me atë të keqe që e ka kapur vendin para shumë shumë vitesh.
Nuk është faj vetëm i atyre që sot janë në pushtet, por gjithashtu është faj i atyre që na lanë pa shpresë. Është faj i atyre që opozita kishte shumë e më shumë gjëra në dorë për të bërë e për të frymëzuar por nuk e bëri. Ja ku jemi” shprehet Rudina Hajdari në një video të publikuar në rrjetin e saj social në Instagram.
Duke theksuar se ky është momenti që shqiptarët janë bërë bashkë duke protestuar për një Shqipëri ndryshe, Rudina Hajdari tha se më shumë se kurrë njerëzit duhet të jenë së bashku.
Fjala e Rudina Hajdarit: Të gjithë këtë rrugë po e bëj me disa ndjenja që më bën të mendoj se nuk jam e vetmja me këtë përjetim ndjenjash. Nëse unë derdh lot sa herë që shikoj ata njerëz që mblidhen në protestë, imagjinoj se sa shumë njerëz të tjerë si unë derdhin po aq shumë lot në sy, me dëshirën, me besimin se diçka më e mirë do të bëhet për këtë vend. Unë jam një nga ata njerëz që gjithmonë e ka dashur atë vend e do ta dojë deri në ditën e saj të fundit. Por sot Shqipëria është vend që na bën të gjithëve krenarë. Më shumë sesa kurrë e ndiejmë se duhet të jemi të afërt me të. Të mbledhim forcat, të jemi të fortë.
Të fshijmë lotët e të bëjmë çka është e mundur për të përshkruar më tej këtë betejë të madhe. Beteja që po bëjmë bashkë është beteja me atë të keqe që e ka kapur vendin para shumë shumë vitesh.
Nuk është faj vetëm i atyre që sot janë në pushtet, por gjithashtu është faj i atyre që na lanë pa shpresë. Është faj i atyre që opozita kishte shumë e më shumë gjëra në dorë për të bërë e për të frymëzuar por nuk e bëri. Ja ku jemi, unë ndihem e mërzitur për faktin që nuk jam aty por do të jem shumë shpejt.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128