"Opozita nuk guxon të flasë për biznesmenët dhe mediat e Ramës!"/ Sejamini dhe Abilekaj debat për PD
Në emisionin "Të Paekpozuarit" në MCN TV, është diskutuar për opozitën dhe aksionin e saj politik, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Analisti Neritan Sejamini thotë se opozita po shkon në zgjedhje gati duke deklaruar humbjen, pasi eksponentë të saj dalin në emisione televizive dhe deklarojnë se "me Edi Ramën nuk ka zgjedhje". Ai shtoi se opozita nuk u thotë shqiptarëve të vërtetën për biznesmenët dhe mediat që e mbajnë në këmbë pushtetin e Edi Ramës.
Ndërsa analisti Enton Abilekaj mendon se opozita duhet t'ju thotë shqiptarëve të vërtetën, se nuk mund të ketë zgjedhjet të lira me Edi Ramën, për shkak të përdorimit të parave dhe krimit të organizuar.
Neritan Sejamini: Mendoj se kjo teza që artikulohet, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, nuk i shërben opozitës. Në çdo situatë qoftë, qëllimi i opozitës është të japë kurajo që të përballen. Ju thoni nuk ka zgjedhje me Ramën, thoni me Ramën nuk fitohet, ju po krijoni një dëshpërim dhe mungesë shprese. E vetmja mundësi që ka opozita, kur lufton me një forcë më të madhe, është të japësh kurajo dhe t'i frymëzosh. Sinqerisht nëse ka një gjë që nuk e shpjegoj dot, është si shikoj përfaqësues të opozitës, që mburren se kush do të thotë më shumë që Rama nuk mundet dot. Ju duhet t’ju thoni shqiptarëve, ne mund ta mundemi Edi Ramës, të bëhemi bashkë që ta mundim Ramën. Nëse artikuloni tezën se me Ramën nuk ka zgjedhje, kjo nuk ju shërben. Njerëzit dekurajohen për të mos votuar.
Enton Abilekaj: Po kjo me gënjeshtër të madhe nuk bëhet. Institucioni i votës është shkatërruar, e ka shkatërruar Rama. Beteja që do të bëjmë duhet të jetë më e madhe se vajtja në votime për fasadë.
Neritan Sejamini: Kush e bën betejën? Ku janë qytetarët?
Enton Abilekaj: Opozita duhet ta thotë këtë, a do të krijohet frymë? Ama, të thuash të vërtetën është më mirë. Nuk ka një tufë delesh këtu, me aksion të mosbindjes civile janë të barabartë, të thënat e gjërave hapur është më e mira. Nuk mund të thuash si Basha. E vërteta është që nuk ka zgjedhje.
Enton Abilekaj: Nuk do qeveria zgjedhje. Këta thonë të bëjmë qeveri teknikë dhe të tentojmë të bëjmë zgjedhjet ë lira.
Neritan Sejamini: Ti po thua që Rama i vjedh zgjedhjet por hajde ta edukojmë ne dhe të bëjmë qeveri teknike. Nëse Edi Rama nuk i vjedh, nuk ka nevojë për qeveri teknike. Nuk ka logjikë këtu. Nëse flasim për të vërtetën, nuk është kaq e thjeshtë. Pushteti i Ramës, ai qeveris me një grup biznesmenësh që opozita nuk i prek. Grabit me një grup biznesmenësh ehe mediash që opozita nuk i prek. Ka vetëm një mënyrë të rrëzohet ky pushtet, të ngrihen qytetarët. Ata nuk ngrihen nëse nuk besojnë. Opozita thotë se Rama prek zgjedhjet, por nuk thotë se me kë i prek zgjedhjet.
Enton Abilekaj: Përdor mjete kriminale.
Neritan Sejamini: Opozita ka vetëm një zgjidhje, nëse Rama vjedh zgjedhje, të marrë 800 mijë vota, 900 mijë, 1 milionë votë. Merren duke u çuar totalisht kundër sistemit që mban Edi Ramën dhe këtë shkatërrim ekonomik politik dhe social. Ky sistem përbëhet nga biznesmenë që PD nuk guxon t’ju thotë emrat. Pronarë të mediave që nuk guxon PD t’i prekë. Nëse PD do ti venë njerëzit nga pas, duhet të thonë të vërtetën të gjithë, jo vetëm atë që kufizohet te Edi Rama. Është sistem që në Shqipëri është konsolifuar me Ramën, por ka nisur më herët.
Berisha i bindet Ramës, kthehet me bisht ndër shalë në Parlament
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128