Pakënaqësi në PD/ Ish-kreu demokrat nxjerr ‘bllof’ Berishën: Për Gjekmarkajn nuk u pyet asnjë demokrat në Lezhë

5 Shtator 2024, 18:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Pakënaqësi në PD/ Ish-kreu demokrat nxjerr ‘bllof’
Zgjedhja e drejtuesve politikë në 12 qarqet e vendit dje nga Kryesia e Partisë Demokratike ka ngjallur pakënaqësi jo vetëm në radhët e kryesisë por dhe në anëtarësi.

Të shumtë janë ata që nuk e kanë fshehur zhgënjimin nga ky riciklim i të njëjtëve emra për të cilët nuk merret mendimi i anëtarësisë, përzgjedhja si gjithmonë është është bërë pa transparencë dhe emra që i shërbejnë Berishës.

Ish-kreu i PD në Lezhë Paulin Marku në një intervistë për Report Tv thotë se vendimi i kryesisë për emërimin e Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku ka ngjallur pakënaqësi në shumicën e grup seksioneve të Lezhës, të cilat përbëhen nga demokratë që e mbështetën Berishën kur nisi nismën e foltores kundër Bashës.

Normalisht, është një vendim i kryesisë së PD, që ka propozuar dhe përzgjedhur delegatë në 12 qarqe. Gjatë gjithë kësaj periudhe, PD ka pasur të deleguar, por duke u nisur nga situata aktuale, besoj se kjo ka një rëndësi të veçantë. Unë nuk dua të komentoj emra jashtë apo brenda listave. PD, në Lezhë, besoj që pjesa më e madhe e strukturave të PD, kanë qenë pjesë dhe mbëshetetës të Rithemelimit.

Demokratët e Lezhës, në atë periudhë mbështetën Rithemelimin, duke pasur parasysh zhgënjimin që demokratët kishin në 8 vite nga zoti Basha. Duhej diçka e re, jo diçka e vjetër. Nuk është faji i demokratëve për humbjet. Shumë demokratë e kanë vuajtur përçarjen që PD kishte brenda llojit.

Demokratët, kanë disa vite që kanë përplasje mes llojit, një pjesë ngrinin dolli në seli, një pjesë protestonin para selisë. Ajo seli i takon demokratëve. Unë kam bërë fushatë në 2021 me zotin Gjekmarkaj. Si Gjekmarkaj dhe deputetë të tjerë, duhet të jenë afër demokratëve, nuk duhet të jenë të emëruar.

I vetmi momenti kur u takua me demokratët e Lezhës, ishte kur bënte propagandë, herëve të tjera ka qenë larg strukturave të PD. Nuk mund të jetë vlerë e shtuar nga karriget e Tiranës. Disa deputetë nuk janë dukur në qarqe gjatë fushatave elektorale. Reagimi i demokratëve, nuk ka qenë pozitiv. Unë jam opozitar, nuk jam pro qeverisë. Sa herë janë bërë pazare, delegime nga Tirana, nuk ka kanë qenë rezultate pozitive.

Stuktruat e PD kanë reaguar për një emërim që vjen nga kryesia e PD. Janë reagimet e njerëzve, që kanë funksione kryesore në degën e PD, Lezhë. Secili demokrat duhet të ngrejë zërin. Asnjë nga demokratët e Lezhës nuk është pyetur. Nuk e di nëse janë pyetur kryetarët e degëve”, theksoi ai.

Po ndodh...