
Pakti i heshtur/ Pse hapja e kutive do të damkosë njëherë e mirë farsën e vjedhjes brenda siglës që bën PD dhe PS

Siç duket zgjedhjet e 11 majit do të marrin e pak kohë për tu çertifikuar, pasi KAS ka vendosur hapjen e disa kutive kjo për shkak të kërkesës së kandidatëve që pretendojnë se rezultati është deformuar.
Deri më tani është vendosur rinumërimi i Tiranës dhe disa kutive në Fier, Durrës e Vlorë.
Gjithashtu dhe në Dibër kemi deri më tani premisat se procesi ka patur parregullësi. Ndoshta kjo nuk ndikon drejtpërsëdrejti në ndonjë ndryshim rezultati por cënimi i votës është precedent që damkos zgjedhjet.
Bie në sy që partitë me numërues në tavolinën ku janë miratuar procesverbalët mund të ketë indicie që kanë favorizuar kandidatë preferencialë, kjo nuk mund të thuhet me bindje por në ato zona ku një kandidat shkon i baraslarguar me kandidatët e tjerë me vota të tjetërsuara, atëherë dyshimet janë dhe më të shumta.
Dhe në fakt as Berisha dhe as Rama nuk kanë kërkuar rinumërim dhe ndoshta për hir të ''farsës'' që e dinë fare mirë të dy.
Rama ''detyroi'' kandidatët e tij të tërhiqnin ankesat, kurse Berisha kërkon vetëm pavlefshmëri dhe jo rinumërim. Madje kandidatëve të PD ju refuzua kërkesa sepse nuk kishin siguruar vulën e partisë, pra merret e mirëqënë që nuk kanë patur mbështetjen e Berishës për këtë veprim.
Ka vetëm një përgjigje, Rama dhe Berisha mund ta dinë fare mirë lojën që bëhet në tavolinat e numërimit.
Rasti i Dibrës
Në rinumërimin e kutive të Dibrës rezultoi:
Alketa Agolli -10 vota
Basir Çollaku +8 vota
Xhemal Gjunkshi -17 vota
Përparim Spahiu +49 vota
Ismail Uka -4 vota
Ndërsa rezultati fillestar ishte:
Përparim Spahiu 6245
Xhemal Gjunkshi 6125
Basir Çollaku 5254
Alketa Agolli 1549
Ismail Uka 1511
Bie në sy fakti që diferenca mes Gjunkshit dhe Spahiut është vetëm 120 vota dhe kjo nxit që dhe në zona të tjera zgjedhore ku kandidatët dhe pse mund të mos marrin mandatin, mund të kenë interes të jenë të parët në renditje.
/Alfapress.al

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide


Analizë gjaku PD-së

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128