
“Partia e Lirisë do të shkrihet”/ Sulmet e Metës ndaj SPAK, ish-deputeti zbulon çfarë pritet të ndodhë me ish-presidentin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të deklaratave të tij për partinë, por edhe për sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Në lidhje me këtë temë ka folur ish-deputeti Halit Valteri, teksa ishte i ftuar në një emision televiziv.
Valteri tha se është koha që Meta të japë llogari para drejtësisë, teksa po bën përpjekjet e fundit për të shantazhuar SPAK-un.
“Ky është futur në ringun poloitik një kloun i vjetër por me personazh të ri. Është një kloun që ka vite që paralajmërohet, por nuk është menduar që do të arrij deri në këtë lloj roli që të luajë në maja shtyllash, për të tërhequr vëmendjen e publikut, pasi ka pasur një divorc të gjatë me publikun, pasi Ilir Meta ishte shkëputur nga daljet publike dhe kishte ndonjë dalje të rrallë. Me gjithë këto kallëzime që ka ai në SPAK është radha e tij që të jap llogari para drejtësisë. Po bën përpjekjen e fundit për të shantazhuar drejtësinë”, tha Valteri.
Më tej Valteri deklaroi se Meta ka dalë në studiot televizive i dehur, teksa vuri në dukje se shqiptarët ia kanë dhënë verdiktin me votë.
“Futet në studio, kap mikrofonin, bën regjisorin, nxjerr telefonin, njeri normal nuk është. Iliri ka kohë që i ka lëshuar pëllumbat, ka lëshuar dhe dorën te faqorja, nuk duhet marrë seriozisht. Shikojmë njeriun që ka pasur postet më të larta shtetërore, nuk ka më çfarë t’i japë Shqipëria, i ka dhënë miliarda eurot që ka, sot ky po i kthen Shqipërisë një përzierje stomaku çdo ditë sa hapin televizorin. Që Ilir Meta është hajdut dhe kriminel, gjithë shqiptarët e dinë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128