Pas arrestimit të Veliajt! Mblidhet urgjentisht Grupi Parlamentar i PS-së, çfarë po diskutohet?

10 Shkurt 2025, 17:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas arrestimit të Veliajt! Mblidhet urgjentisht Grupi Parlamentar i

Pak pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë të Tiranës Erion Veliaj, është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Mbledhja po drejtohet nga kreu i Grupit Parlamentar socialist Niko Peleshi. Ai tha se nuk ka një reagim ende zyrtar nga PS për arrestimin e Veliajt, ndërsa pritet të shihet nëse Partia Socialiste do të distancohet nga kryetari i Bashkisë së kryeqytetit.

Ergys Gjencaj: Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së drejtohet Niko Peleshi, teksa nuk është i pranishëm kryesocialisti Edi Rama. Në këtë mbledhje mund të flitet edhe për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Nuk ka një reagim zyrtar nga PS ende për çështjen e arrestimit të Veliajt. Toni Gogu tha se nuk flet për çështjet e drejtësisë, ndërsa tha se Erion Veliaj mbetet miku i tij i mirë.

 

Po ndodh...