
Pas bashkisë Ersekë, skandal edhe në Bluqizë/ Kryebashkiakja liston si të pastreh drejtorët dhe administratorët e njësive!

Pak ditë më parë, mediat denoncuan skandalin e radhës nga kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai dhe nënkryetari i tij.
Ky i fundit, me anë të një dokumenti ka futur në listën e të pastrehëve drejtorë dhe kryetarë të njësive administrative në Bashkinë Ersekë por edhe Bashkinë Kolonjë.
Edhe pse me postin që mbajnë nuk janë aspak të varfër, fakti që drejtorët dhe punonjësit e bashkisë shpërndajnë çdo ditë postimet e Isait e qeverisë ka shërbyer si shpërblim për ta.
Por kjo skemë, ku drejtorët dhe familjarët e tyre përfitojnë qyl nga bashkia ku punojnë, nuk është rasti i parë.
Kjo skemë praktikohet edhe në Bashkinë Bulqizë që drejtohet nga Festime Mjeshtri.
Nënkryetari i kësaj bashkie, Haxhi Pulja, më 21 nëntor të vitit të shkuar ka firmosur listat e reja për familjet që marrin statusin si të pastrehë dhe përfshihen në programin e banesave me kosto të ulët.
Ashtu si edhe në Ersekë, ajo që bie në sy është fakti se pjesë e kësaj liste janë drejtues të institucioneve të ndryshme në Bashkinë Bulqizë, por edhe kryetarë të njësive administrative, shkruan joq.
Duke përfituar nga puna e tyre dhe shërbimi që i bëjnë Mjeshtrit dhe qeverisë me komente në rrjetet sociale, ka mjaftuar që të përfitojnë qyl dhe padrejtësisht.
SPAK duhet të hapë mirë sytë para vjedhjeve të tilla pasi ata që e pêsojnë janë qytetarët që kanë vërtetë nevojë e hall./Vox News

Cirku mediatik dhe debati publik i përçudnuar në Shqipëri
ide

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Tragjikomedia Shqiptare – Një Roman në Aksione
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128