Lajme flash

Pas divorcit Kryemadhi apelon skraparllinjtë e Tiranës: Votoni Metën, mund të bëni 120 mijë vota…!

14 Prill 2025, 23:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas divorcit Kryemadhi apelon skraparllinjtë e Tiranës: Votoni

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u u bëri një thirrje publike të gjithë votuesve nga Skrapari që jetojnë në Tiranë që të votojnë Ilir Metën dhe numrin 1, sepse, siç tha ajo, Meta ka dhënë maksimumin për tha dhe është momenti që ata t’ia kthejnë kontributin e Ilir Metës me një votë.  

“Unë  nuk mendoj se Ilir Meta kandidon për të kaluar pragun për deputet. Kandidimi i tij është një mesazh shumë i qartë për të gjithë skraparlinjtë në radhë të parë që në 30 vite të jetës politike të vet Ilir Meta ka dhënë maksimumin për tha dhe është momenti që ata t’ia kthejnë kontributin e Ilir Metës me një votë. Nuk po u kërkon Ilir Meta, as të rrëmbejnë armët, as të paguajnë, vetëm të shkojnë e të votojnë numrin 1 dhe janë aq shumë skraparllinj, jo 30 mijë, por 120 mijë vota vetëm në Tiranë.

E kanë detyrim moral skraparlinjtë më shumë se kurrë për Ilir Metën, që kur ka qenë deputet i Skraparit, që nuk u është ndarë që me ngjarjet e Poliçanit.

Dhe ata as kanë ndërmend ta ngrejnë hopa Metën, as të bërtasin dhe të shajnë Edi Ramën dhe as të shajnë Sali Berishën, vetëm të shkojnë dhe të japin votën”- tha Kryemadhi.

 

Po ndodh...