
“Pasaporta jonë shihej me dyshim”/ Rama: Jemi stigmatizuar si vend i zymtë dhe me kriminalitet, por… Afganët mund të qëndrojnë!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në pas nënshkrimit në Madrid të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri, u shpreh se imazhi i Shqipërisë në botë tashmë ka ndryshuar.
“Shqipëria është larg të qenit ajo që ju kanë thënë, vendi që është persekutuar për kaq shumë koha nga stigma e të qenit një vend i zymtë. Dielli shkëlqen në Shqipëri.
Nuk është se nuk i kemi të këqijat, por janë po aq shumë dhe pak sa në çdo vend tjetër. Është një vend pasaporta e të cilit ngjante gjithmonë me një dokument të dyshimtë por kjo ka ndryshuar.
Kurrë ndonjëherë nuk kemi patur traditë institucionesh dhe drejtësi të pavarur. Politika është një luftë për pushtet por kështu është edhe lufta për drejtësi.
Nuk mund të jem më shumë krenar se kaq që do të mirëpresim Kongresin Botëror të Ligjit. Ju ftoj në Shqipëri duke ju thënë nuk do të pendoheni kurrë, madje do të kërkoni të riktheheni.
Plani ynë A është BE ndërsa plan B nuk kemi, të kemi një plan B kundrejt BE është të kemi një plan B kundrejt shtetit të së drejtës dhe demokracisë e të drejtave individuale, kjo do të thotë të jetosh në një shoqëri të kategorisë B.
Ne duam një vend ku të gjithëve u jepet një mundësi të fitojnë e askush nuk mund të fitojë në kurriz të dikujt tjetë”, tha ai.
“Afganët mund të qëndrojnë”
I pyetur në lidhje me vendimet e presidentit amerikan Donlad Trump, një prej të cilave është edhe ndalimi i lëvizjes së refugjatëve afganë, kreu i qeverisë tha se kushdo që do të dojë të qëndrojë në Shqipëri do të jetë i lirë ta bëjë një gjë të tillë.
“Nuk do të ketë asnjë problem me refugjatët afganë që jetojnë në Shqipëri.
Nëse duan të qëndrojnë në vendin tonë, mund ta bëjnë këtë, nuk mund të kthehen në vendin e tyre dhe të ndalojnë dhunën. Këto nuk janë shifra të mëdha për ne, janë vetëm disa qindra njerëz”, tha ai.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128