"Pazari i ndyrë Rama-Berisha", reagojnë Demokratët Euroatlantikë: Merr vulën jep Salianjin, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

28 Shtator 2024, 19:14 / POLITIKË ALFA PRESS

"Pazari i ndyrë Rama-Berisha", reagojnë Demokratët

Demokratët Euroatlantikë nëpërmjet një postimi kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Sali Berishën për situatën e krijuar politike.

Ata e kanë cilësuar si një pazar të ndyrë mes tyre, ndërkohë që hedhin dritë mbi arrestimin e deputetit Ervin Salianji, si dhe ju përgjigjen sulmeve në medie ndaj Lulzim Bashës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Reagimi:

Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.
Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i'a dhanë vulën Berishës?
Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?
Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre.