PD bëhet bashkë me PS për grabitjen e 60 hektarëve në Nivicë, Klodian Tomorri: Të ruhemi nga qeveria apo opozita?!

30 Korrik 2025, 19:17 / POLITIKË ALFA PRESS

PD bëhet bashkë me PS për grabitjen e 60 hektarëve në

Gazetari i njohur i çështjeve ekonomike, i cili është shfaqur edhe si një përkrahës i Berishës gjatë viteve të rikthimit të tij në PD, ka shpërthye në zemërim pas disa zhvillimeve të fundit në Këshillin Bashkiak Sarandë.

Së fundmi ky këshill ka vendosur që 60 hektar tokë në Nivicë t'ja kalojë një kompanie të quajtur Park Sol Energy.

Afera me një tokë që pretendohet nga banorët dhe e cila është denoncuar edhe nga media që drejton Tomorri, "Kapital.al", është realizuar "me sukses", pas këshilltarët e PD kanë bashkuar votat me ata të PS.

Ndaj gazetari Tomorri pyet: Nga duhet të ruhet mileti, nga qeveria apo nga opozita?

Shënimi i plotë:

Nga duhet të ruhet mileti; Nga qeveria apo nga opozita?
Dy ditë më parë Kapitali publikoi tentativën e rrëmbimit të 60 hektarëve tokë në Nivicë të Sarandës, për të ndërtuar park fotovoltaik nga një kompani e quajtur Park Sol Energy.
Sot Këshilli Bashkiak i Sarandës e ka realizuar tentativën. Këshilltaret Bashkiake kanë votuar unanimisht për ta dhënë tokën tek privati, edhe pse ajo pronë është në proces gjyqesor dhe pretendohet nga banorët.
Pas votimit, banorëve që protestonin, u kanë çuar policinë. Tani unë kam një pyetje, që sinqerisht nuk e kuptoj dot. Çfarë fiton opozita që bashkon votat me qeverinë për të rrëmbyer tokat e njerëzve, për klientët e qeverisë?
Unë nuk e di nëse ky ka qenë udhëzim nga qendra e PD-së, apo janë korruptuar këshilltaret atje. Por në të dy rastet kjo është tragjedi e madhe.
Nga duhet të ruhet mileti?
Nga narkodiktatori apo bythecët qe kalojnë ylberin?
Ore ca bëni, jeni në vete apo jo?

Po ndodh...

ide