PD marrëveshje me PS? Si e dinte që do të hynte në Parlament për buxhetin?"/ Koka përplaset me gazetarin: Opozita del e humbur
Pjesë e diskutimit ishte dhe moderatorja Grida Duma dhe Drejtori i Informacionit së Top Channel, Robert Rakipllari.
Minga: Çfarë do arrinte me mosbindjen civile? Strategjia e PD deri tani ishte e gabuar, tani po merr të duhurën. Vajtja në parlament dhe përgatitja për zgjedhje.
Grida Duma: Ke një përgjigje se si e dinte PD që do të hynte në Parlament për buxhetin, para se Gjykata Administrative të merrte vendimin?
Minga: Mendoj që ka një marrëveshje mes dy palëve. Mosbindja ishte lëvizje qesharake.
Grida Duma: A është më qesharake që një gjë qesharake ta lësh ashtu kur ke mobilizuar ata persona dhe papritur futesh në parlament?
Minga: Në politikë ka rëndësi hapi i radhës. Në rast se PD do vazhdonte me mosbindje do bëhej akoma më qesharake, me këtë veprim sot po futet në shinat e sistemit ku është vetë pjesë 50% e PS. Militantët do ta harrojnë shpejt këtë. Pse e shikoni si dramë vajtjen në parlament, nuk ka rrugë tjetër. Nuk është Pazar.
Koka: Ndërkohë që t’i i fton militantët të protestojnë kundër kundërshtarit tat, perceptimi se mund të kesh bërë marrëveshje banale kjo e dëmton. PD vetëm humb nëse ka bërë marrëveshje, se nuk ka dalë e fituar në asnjë marrëveshje me Ramën.
Minga: Kodin Zgjedhor kush e humbi?
Koka: Nuk ka pasur, është zbatim i disa vendimeve. PD nuk ka bërë Kod Zgjedhor.
Minga: Unë sot mendoj që ka bërë hapin e duhur.
Koka: Kodi real që mund të bëhej është qeveria teknike.
Minga: Zgjedhjet teknike nuk arrihen me mosbindje civile.
Koka: Nuk ishte mosbindje civile ishte demonstrim me aq fuqi sa kishte. Që opozita është në protestë është një mekanizëm që nuk duhet të hiqet dorë. Mekanizmi i presionit përmes protestës merr ca fjalime bajate në parlament. Kjo do ta dëmtojë opozitën.
Rakipllari: Opozita ka protestuar, më e suksesshme ishte kjo e bllokimit të akseve rrugore, por nuk mbahej dot gjatë. Kjo është bërë për të parë ndërkombëtarët se çfarë potenciali ka kjo opozitë. Ka pasur target të tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Aleanca e hapur e hajnisë në sulm kundër drejtësisë!
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128