Pëllumb Seferi: Më 11 Maj t’i japim fund arrogancës qeverisëse! Voto 4 për një Shqipëri më të begatë

Tiranë – Kandidati për këshillin bashkiak, Pëllumb Seferi, ka bërë thirrje për një ndryshim të thellë në mënyrën se si qeveriset vendi, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 4 më 11 Maj. Në një deklaratë të shpërndarë për mbështetësit, Seferi thekson nevojën për t’i dhënë fund një qeverisjeje arrogante dhe për t’i hapur rrugë një klase të re përfaqësimi, që e do Shqipërinë dhe punon për një të ardhme më të begatë për të gjithë.
“Shqipëria ka nevojë t’i japë fund një qeverisjeje arrogante dhe të zgjedhë ata që e duan këtë vend më të begatë për secilin prej nesh, për fëmijët që ta mendojnë të ardhmen këtu,” u shpreh Seferi.
I njohur për lidhjen e tij të fortë me komunitetin dhe për angazhimin e tij si sipërmarrës dhe besimtar i vlerave tradicionale, Seferi siguron se premtimet e tij nuk do të mbeten në letër. “Ne do të bëjmë realitet atë që premtojmë! Bashkohu me ne! Voto 4!”
Kandidatura e Pëllumb Seferit ka zgjuar interes të gjerë në Njësinë 8 dhe përtej saj, falë profilit të tij të thjeshtë, të ndershëm dhe pranë njerëzve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
