Për të qeshur dhe për të qarë/ Këto janë gafat më të bujshme gjatë fjalimeve të politikanëve në Shqipëri!
Ndodh që nga emocionet, nga shpejtësia, nga lodhja apo nuk e dimë se çfarë tjetër, gjatë fjalimeve të tyre në parlament apo në fushata, politikanët shpeshherë të bëjnë gafa.
Tanimë prej vitesh gafat nuk kanë të sosur nga politikanët dhe nisur nga kjo, Alfapress.al po sjellë në vëmendje disa nga gafat më të mëdha që kanë ndodhur ndër vite në politikën shqiptare.
Një nga gafat që bëri shumë bujë ishte kur Rudina Hajdari u ngatërrua gjatë fjalimit të saj dhe tha: “Deputetët do jenë edhe më ‘kër-ka-llogaridhënës”. Në të njëjtin fjalim, Hajdari u ngatërrua kur tha: “Në kryeqytetin e Tiranës…”
Një tjetër gafë është rasti i Etilda Gjonaj, e cila u kthye viral në rrjetet sociale. Në momentin kur po fliste gjatë seancës plenare, Gjonaj u ngatërrua dhe tha: “Se jemi kar-karshi…”.
Vite më parë Nard Ndoka gjatë fushatës, mes emocioneve u ngatërrua shpeshherë gjatë fjalimit, por momenti që shkaktoi të qeshura ishte kur tha: “Të sakri-ci-fikojnë…”
Vite më parë u bë virale edhe gafa e dikushme e ish-zëdhënëses së Berishës, Erla Mëhilli, e cila sot është një nga gazetaret dhe moderatoret më në zë në median shqiptare. Gjatë një fjalimi për mediat, Mëhilli bëri një lapsus teksa shqiptonte fjalën “Shihet”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Dy vite më parë edhe Eduart Ndocaj u ngatërrua gjatë fjalimit të tij në parlament duke u shprehur: “Kërkoj që të mbahet edhe një 1 m..t heshtje…”.
Gent Cakaj, dikur ministër i Jashtëm, gjithashtu ka bërë një sërë gafash. Një rast ishte kur Cakaj në Samitin e Diasporës ngatërroi poemën e Naim Frashërit, “Bagëti e Bujqësi”. Ministri e kaloi momentin e sikletshëm me duartrokitje nga salla.
Majlinda Halilaj, fjalimi i të cilës bëri xhiron të shumtë në rrjete për gafat e mëdha në Kuvend, ku një ndër to ishte edhe mos shqiptimi i fjalës “Korporatë”, duke e shqiptuar “./Alfapress.al
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
Socialistët edhe sikur të mos ekzistonte ‘Sali Berisha’, do duhet ta shpiknin atë
Një idiotizëm i ri politik: “grusht shteti” i qeverisë kundër opozitës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128