Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, si ndahen komisionerët sipas KQZ

4 Shkurt 2025, 11:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, si ndahen komisionerët

Në një komunikim për mediat, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, njoftoi se konstituimi i Komisioneve Zonale të Administratës Zgjedhore (KZAZ) për zgjedhjet e ardhshme të 11 majit 2025 do të nisë më 11 shkurt.

Sipas Celibashit, përbërja e KZAZ-ve do të jetë si më poshtë:

Dy anëtarë nga Partia Socialiste (PS), dy anëtarë nga Partia Demokratike (PD), një anëtar nga Partia Social Demokrate (PSD), dhe një anëtar nga Partia e Lirisë (PL). Ndërkohë, anëtari i shtatë i çdo KZAZ, do të ndahet në mënyrë të barabartë, gjysma do t’i takojë PD-së dhe gjysma PS-së.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128