Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

3 Tetor 2022, 22:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju,

Evi Kokalari është përplasur me Sekretarin e Përgjithshëm të FRPD, për zgjedhjen e Besart Xhaferrit si kreu i këtij forumi. 

Kokalari thotë se procesi u manipulua dhe se Xhaferri ka qenë i paracaktuar si fitues.

Pjesë nga debati:

Evi Kokalari: Ti po më tregon se Xhaferri ka marrë 5200 vota dhe këta të gjithë bashkë 4 mijë vota. Si ka mundësi? E dini që Besart Xhaferri në këshill kombëtar nuk ka fituar por ka marrë 150 vota. E ka futur Belind Këllici.

Grigels Mucollari: Është përtej kompetencave të mia. Të gjithë kandidatët kanë arritur fitoret e tyre në zona të caktuara. Ka patur degë të caktuara që ka fituar Xhaferri dhe ky është rezultati final.

Evi Kokalari: Pse gënjen? Malësia e Madhe nuk ka patur kuti votimi fare. Kur kanë vajtur në Shkodër nuk kanë gjetur as emrat. Njerëz të PD nga Shkodra, ka thënë që është bërë bloodshed (gjakderdhje). Kë gënjeni ju? Ju dukemi budallenj?

Grigels Muçollari: Të mos ofendojmë njëri tjetrin.

Evi Kokalari: Ti e di si jam ndjerë unë nga ky proces.

Grigels Muçollari: Informacionet që ju vijnë ju vijnë të pasakta. Nuk mendoj se po gënjeni, por mos mu referoni në këtë formë. Për Shkodrën, qarkullon audio përgjim ku diskutohet për manipulim, por doli që audiopërgjimin e bën vëzhguesi i një kandidati. Procesi mund të ketë patur probleme, por duhet të më mirëkuptoni sepse procesi ka qenë komplet i bërë nga FRPD.

Evi Kokalari: Ju keni bërë bllodshed (gjakderdhje).

Grigels Mucollari: Nuk kam patur asnjë ankesë zyrtare nga vëzhguesit e kandidatëve. Nuk kanë bërë asnjë ankesë. Problematika ka patur.

Evi Kokalari: Rigels, çfarë është lidhja jote me Xhaferrin?

Grigels Mucollari: E kam njohur pasi u bë sekretar i marrëdhënieve me jashte.

Evi Kokalari: Kush e bëri sekretar?

Grigels Mucollari: Belind Këllici, kryetari.

Evi Kokalari: Ju keni future të gjithë shokët e Xhaferrit në kryesi.

Po ndodh...