Po, Argita Berisha është e vetmja që duhet të pasojë Doktorin!

Ka një seri kundërshtimesh nga deputetët dhe figurat e Rithemelimit, përsa i përket marrjes së postit të kryetares së Partisë të znj.Argita Malltezi Berisha.
Çdo ditë që kalon vajza e doktor Berishës po artikulon më vendosmërisht qëllimin e saj për të qenë pasuesja e të atit, dhe paralelisht edhe kundërshtitë ndaj këtij vendimi po dëgjohen më fortë, zëra që vijnë kryesisht nga deputetët e quajtur rëndomtë “të grupit Bardhi”, por edhe nga figura të tjera.
Këtu ka disa anomali të mëdhaja.
Së pari, figurat që e kundërshtojnë tregojnë se janë të pavetdijshëm si për oborrin ku janë atashuar, si për figurën e tyre.
Në embrion të tij, Rithemelimi është Sali Berisha, asgjë më shumë!
Ajo pjesë e PD që kishte angazhim politik identitarë të saj çdo grimcë nga historia e S.Berishës, u shkëput nga PD (me akte politike, sesa juridike) dhe krijuan subjektin politik ekskluziv të Sali Berishës.
Adn-ja e atij grupimi është Doktor Berisha, arritjet dhe dështimet e tij personale, problemet dhe sfidat e tij… dhe adn-ja ruhet vetëm duke u trashëguar!
Një subjekt me adn të tij, me alfa dhe omegën e tij, vetëm Sali Berishën… e ka jetike për egzistencën e tij të trashëgohet te fëmija e tij.
Së dyti, qëllimi i Rithemelimit mishërohet si askush tjetër te zonja Malltezi Berisha.
Për çfarë u krijua Rithemlimi? Çfarë kauze ka në zemër të tij? Çfarë betejash ka kryer dhe do të ketë në të ardhmen??
Rithemelimi u krijua pas shpalljes “nongrata” të familjes Berisha, u krijua si mekanizëm politik mbrojtës ndaj ndëshkimit të DASH dhe Perëndimit. U organizua si subjekt me objektiv mbrojtjen e Sali Berishës nga proceset penale ndaj tij, shpëtimin e pasurisë së enturazhit të tij politik (pse jo dhe zgjerimin e kësaj pasurie)… në këtë kontekst, kush më shumë se Argita personifikon gjithë kauzat e këtyre betejave??
Argita është non-grata nga SHBA dhe Britania si i ati i saj, akuzohet madje për të njëjtat skandale korrupsioni (si ai i rastit të lidhjes së biznesit me Damir Fazlliç në portin energjitik të PortoRomanos), ka bashkëshortin në betejë me drejtësinë… pra jo vetëm është fëmija natyrale e Sali Berishës, por ajo mbart dhe veprimtarinë jetësore politike e ekonomike fiziologjike të Sali Berishës. Është vazhdimi natyral i aktivitetit të Berishës në politikë.
Së fundmi, nëse Rithemelimin nuk e trashëgon vajza ose djali i Sali Berishës, venitet gjithë identiteti i tij!
Për çfarë u kryen 1001 sakrifica, u organizuan mitingje në stadiume, foltore në çdo qytet të Shqipërisë, u kontraktuan dhjetëra analistë, qindra orë televizive në emisionet televizive më të shtrënjta, u mobilizuan trupa para-militare dhe de fakto u krijua një parti paralele (edhe pse ende e paformalizuar) duke u derdhur miliona e miliona euro??
Për ta marrë drejtimin e këtij subjekti Bardhi, Salianji, Tabaku apo dikush tjetër?!
Për çfarë u mblodhën ish drejtorët, ish shefat e policisë, ish ministrat e të tjerë funksionarë dhe përfitues të “firmës” si kryeministër së Sali Berishës? Që betejën e tyre ta kurorzojnë te figura anemike, pa asnjë histori mes tyre dhe asnjë transaksion “politikë-biznes” si Bardhi me shokë??
Boshti që e mban fort lidhur atë grupim, është historia e ndereve, e shpërblimeve dhe investimeve politiko-ekonomike që Berisha ka derdhur te secili nga përkrahësit. Çfarë kuptimi ka për dikë që nga rruga, pashkollim, pa karrierë, është marrë nga Berisha dhe është emëruar drejtor në x institucion duke e kthyher në milioner, të rendi sot pas Jorida Tabakut apo Bardhit? Apo Salianjit?
Është pa sens fare, madje emrat më sipër janë parë shpesh me përbuzje nga enturazhi i Berishës si njerëz që kanë marrë fonde dhe përkrahje pa dhënë gjë në shkëmbim deri më tani për ta.
Rithemelimi ka një objektiv imperativ: mbrojtjen e status quos së pushtetit të Berishës,
ka një kontratë që i mban lidhur si entitet:
Historikun e shkëmbimit të favoreve mes Berishës dhe gjithë secilit prej tyre ndër 33vite.
Këtë objektiv dhe kontratë e mban gjallë vetëm vajza ose djali i Sali Berishës, askush i jashtëm!
Demagogjitë llojit “s’është partia personale e Berishës, por partia denokratike e vërtetë, atje ku pavarësisht vulës ndodhet anëtarësia… etj” është thjeshtë një demagogji surrugato që Bardhi, Tabaku, Salianji e kushdo tjetër e kanë si helm për të helmatisur Partinë Demokratike… atë të vërtetën dhe të vetmen, helm që mesa duket tashmë nuk e helmon më por thjeshtë ka trullosur vetë “gjarpërinjtë” që e kanë lëshuar.
Partia Demokratike është çdo ditë e më shumë larg Sali Berishës dhe Rithemelimit, shumica dërrmuese e demokratëve u larguan pas 9 shtatorit 2021 nga PD dhe Rithemelimi. Sot ata janë të qartë që Rithemelimi është enturazh privat i Berishës, dhe gradualisht po bashkohen me PD por duke vëzhguar me kujdes trupëzimin e saj të ri dhe aktet politike të saj… nëse rrezojnë me atë çfarë ata kërkojnë.
Sot shumica e demokratëve dhe të djathtëve kërkojnë parti moderne, antagoniste të sistemit 34 vjeçar dhe që mbart doktrinën e djathtë, por edhe gardiane politike të SPAK.
Kjo ishte rruga e vështirë që detyroi Gazin, Tabakun, Salianjin etj që ta ndalnin rrugëtimin e tyre dhe ti bashkoheshin pazarit poshtë katit të 8.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
