“Po bëjnë sadaka, Rama i fal tokën”, Alibeaj ironizon: Pse nuk kishte garë për portin e Durrësit

24 Nëntor 2022, 14:15 / POLITIKË ALFA PRESS

“Po bëjnë sadaka, Rama i fal tokën”, Alibeaj

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e quajti aferë të madhe korruptive dhe pastrimi parash, marrëveshjen e Portit të Durrësit. Alibeaj, ngriti shqetësimin e opozitës në foltoren e Kuvendit për sa i përket mungesës së garës për ndërtimin e portit të Durrësit.

Sipas Alibeajt, është detyrë kushtetuese që të ketë një garë, pasi e detyron edhe marrëveshja e stabilizim asocimit me BE.

Fjala e tij

Enkelejd Alibeaj: Si ka mundësi që investitorit, që mund të jetë emër i nderuar, i keni dhënë edhe mbulesë ligjore?!

Na vjen një investitor me qilim fluturues. Po e shet sikur bëri me inceneratorët plehrat ishin, janë akoma. Paratë ishin, s’janë më. Siç ndodhi me inceneratorët, disa janë përpara përgjegjësisë.

Jeni të detyruar të votoni, por kujdes, do keni përgjegjësi morale dhe penale. Nëse nuk votoni në interes të zgjedhësve tuaj.

Po e shesim për 2 pare dhe është e pafalshme, dhe s’do e kemi me vete, kurrë.

Kush është ky që na ka ardhur dhe na ka mbirë fatin në derë. Durrsakëve u paska mbirë fati në derë.

Dokumentat me zor erdhën se i mbanin të fshehura, statusi i investitori strategjik i është dhënë nëj kompani në ishujt Kajman, Shqipëria me gisht në listën gri për pastrimin e parave, së shpejti në listën e zezë.

S’ka rëndësi të jetë i regjistruar në ofshore, bëj ç’të duash me plaçkën e shqiptarëve. Ka një gjë tjetër, për investitorin të cilit ku iu përgjërua, lutej, ky njeri sjell vetëm një shumë miserabël.

Kush janë burimet e treta? Ata që ndërtuan gradaçelat në Tiranë. Shqipëria e shkelmuar nga të gjitha anët, hyjnë derri e dosat bashkë.

Këto do vijnë vetëm nga paraja e krimit. Është aferë pastrimi paraje 10 fish më e madhe se në Tiranë. Si mund të gëzohesh që në vend po vjen paraja e krimit, bashkë me të është shkatërrimi i ekonomisë, shoqërisë dhe refuzimi  vendit nga BE. Ky është rreziku i madh, humbasin pasurinë publike. E hedh Shqipërinë në honet më të errëta të botës së Perëndimit.

 

Po ndodh...