
"Po i bën fresk Ramës"/ Arben Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Flogert Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj.
Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi analistin Muça se i del në mbrojtje kryeministrit Edi Rama për çdo gjë që ai bën, edhe kur e ka gabim.
Muça nuk e pranoi këtë gjë dhe shkoi dhe më tej duke thënë se është pikërisht Malaj ai që ka pasur njohje me Ramën dhe ka qenë pjesë e kabinetit të tij, çka mund ta ketë bërë atë dhe në ndonjë rast që të shkelë ligjin.
Muça-Unë nuk jam parti politike, nuk kam asgjë me asnjë politikanë dhe më kanë ftuar për analizë përse e bën Rama këtë.
Malaj-Ti nuk bën analizë. Ti justifikon qëndrimet antikushtetuese të Ramës. U bën fresk udhëheqësve. Je djalë i ri.
Muça-Profesor unë nuk e di nëse ju me studentët flisnin njëherësh në auditor.
Malaj- Unë dëgjoj edhe kur bëjnë zhurmë.
Muça- Ku ju i pyesni studentët sa bëjnë 2+2 ai përgjigjet sa bëjnë 2+2 nuk përgjigjet për ndërzimin e lopëve ku e di unë se ku.
Malaj-Nuk mund të bësh konkluzione përgjithësuese për diçka që je i bindur që është antiligjore dhe antikushtetuese.
Muça-Të thashë që është e gabuar, por cfarë të bëj unë që të shkoj në Surrel. Hajde ikim dhe i zemë Ramës derën e shtëpisë bashkë.
Malaj-Unë nuk kam qenë ndonjëherë guerrilas. Unë jam kritik ti je suportiv. Nuk jemi njësoj.
Ndiqni debatin e plotë në video:

Askush nuk do t'i shpëtojë dot SPAK-ut!
ide

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128