Policë me “qira” për koncerte apo biznesmenët, tarifat

11 Shtator 2022, 16:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policë me “qira” për koncerte apo biznesmenët,

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat që do paguajnë të gjithë ata subjekte apo individë që do të kontraktojnë privatisht punonjësit e forcave të rendit. Në një vendim të miratuar më 7 shtator, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar gjithashtu edhe llojet e aktiviteteve për të cilat mundësohet kontraktimi i forcave të policisë.

Dokumenti i Qeverisë përcakton se Subjektet juridike e fizike, publike ose private, që kanë nevojë për shërbime policie shtesë, do të paraqesin kërkesë të argumentuar on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-albania”, jo më vonë se tri ditë përpara datës së shërbimit të kërkuar.

Pas vlerësimit të kërkesës, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve, subjektit i kthehet përgjigje on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e- Albania” për miratimin ose refuzimin e kërkesës dhe i dërgohet kontrata e ofrimit të shërbimit, e cila nënshkruhet nga titullari i njësisë shpenzuese, që ofron shërbimin.

Në listën e shërbimeve që do të mund të kërkohen kundrejt pagesës përfshihen aktivitetet kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si: panaire, ekspozita, teatro, koncerte, shfaqje, festivale të ndryshme, shoqërimin e automjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme, ruajtjen deri tre muaj të personave të rërndësishëm, sicc janë investitorët strategjikë.

Tarifa më e lirë, prej 815 lekësh për orë për ccdo punonjës policie të kontarktuar, do të paguhet në rastet kur ky shërbim kërkohet për Mbështetje në zhvillimin e aktiviteteve kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare si; panaire, ekspozita, teatro, koncerte, shfaqje, festivale të ndryshme në mjedise të mbyllura.

Mbështetja në zhvillimin e këtyre aktivitete në mjedise të hapura do kushtojë shumë më shtrenjtë, 1,222.5 në orë për ccdo punonjës të kontraktuar.

Ndërkohë që edhe më shternjtë do të kushtojë Mbështetja gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, në rastet kur organizatorët e këtyre aktiviteteve nuk janë pajisur me vërtetim sigurie nga Policia e Shtetit. Në këtë rast, kontraktimi do të kushtojë 1,630 lekë në orë për ccdo punonjës policie.

Për Shoqërim të automjeteve që transportojnë mallrat të rrezikshme, në rastin e kushteve shtesë të sigurisë tarifa për një orë është 1,222.5 për punonjës, po aq sa do të tarifohen edhe personat që kanë statusin e investitorit strategjik.

Ndërkohë që policia do ofrojë kundrejt pagesës edhe shërbime të tjera, sicc është Vënia në përdorim e uniformës së policisë apo arsnelatit me fishekë manovre, për xhirime filmike që do kushtojë 1 mijë lekë në ditë, ashtu si dhe mjetet me logo apo ambjentet e forcave të rendit, qiraja e të cilave do të kushtojë 5 mijë lekë në ditë./ SCAN

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128