Policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, lëndohet Gazment Bardhi në këmbë

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është lënduar në këmbë gjatë protestës së tensionuar e cila po mbahet sot në kryeqytet.
Mësohet se në momentin kur policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën Bardhi ka lënduar këmbën.
Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.
Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.
Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.
Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.
-
Kërcënon Flamur Noka: Do shkojmë edhe në Surrel
26 Nëntor, 18:33 -
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

