Porti i ri Turistik në Vlorë, Rama ndan pamjet: Do integrojë Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut
24 March 2024, 09:13 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në Portin e ri Turistik në Vlorë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky port, do të pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së rilindur.
Sipas Ramës, Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut.
“Mirëmëngjes dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në Facebook.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128