Plas sherri mes kandidatëve socialistë në Whatsapp, Rama e Balla qetësojnë situatën

Të enjten kur numërimi votës së kandidatëve në Parkun Olimpik po progresonte, ethet e kandidatëve shpërthyen në grupin Whatsapp të kandidatëve socialistë të Tiranës.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu është njohur me komunikimet në këtë grup ku fillimisht drejtuesi i diasporës në PS Taulant Balla ka siguruar kandidatët se çdo votë do të numërohet me korrektësinë maksimale.
Ai u ka kujtuar ndëshkimet ligjore për numëruesit nëse tjetërson vullnetin e votuesve.
Më pas ka komentuar me plot shqetësim një kandidat nga lista e hapur i cili synonte një mandat të dytë dhe në fakt e fitoi “ndeshjen” në minutë të fundit.
Komenti më i ashpër ka ardhur nga një kandidate femër e njohur për sportivitetin në jetën e përditshme por irritimi i saj dukej qartë.
“I kam gati emrat për kallëzim penal të atyre që kanë prekur votën time”-ka shkruar ajo.
Të dy këto mesazhe më pas janë fshirë nga moderatori i grupit një prej bashkëdrejtuesve politik të Tiranës.
Ka ndërhyrë Edi Rama përmes një mesazhi zanor ku kërkon qetësi dhe maturi përballë fitores dhe ka kërkuar qetësi në procesin e numrit të votës së kandidatëve nga diaspora./Top Channel
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


