Presidenti dekretoi zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, KQZ nis përgatitjet për organizimin e procesit

2 Tetor 2025, 11:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Presidenti dekretoi zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, KQZ nis

Një ditë pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për administrimin dhe organizimin e këtij procesi, i cili do të mbahet më 9 nëntor.

Në mbledhjen e KQZ pritet të ketë diskutime dhe debate për një sërë aktesh të rëndësishme që KQZ duhet të ndërmarre, lidhur me përcaktimin e datës së kur partitë politike duhet të regjistrohen si garuese në zgjedhjet e 9 nëntorit, koalicionet nëse do ketë të tilla si edhe regjistrimin e kandidatëve për këto zgjedhjet.

Nuk dihen nëse në këto zgjedhje do aplikohet votimi dhe numërimi elektronik.

Presidenti Bajram Begaj ka caktoi dje datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Begaj shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme pasi një ditë më parë qeveria dërgoi në presidencë vakancën e krijuar në këto bashki, edhe pas shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës një javë më parë.

Presidenti dekretoi zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, KQZ nis

 

Sakaq, me interes priten tashmë zgjedhjet e kryeqytetit, ku socialistët kanë zgjedhur Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita është ende pa një emër konkret që do përballet me ish-ministren e Arsimit.

Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.

Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.

Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.
Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

Po ndodh...