Primaret në Krujë/ Shkoi në balotazh, Ndriçim Babasi tërhiqet nga gara: Parregullsi...

5 Dhjetor 2022, 17:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Primaret në Krujë/ Shkoi në balotazh, Ndriçim Babasi

Dy kandidatët më të votuar për ‘Primaret’ në Krujë dhe Fushë-Krujë ishin Ndriçim Bajram Babasi me 346 vota dhe Agron Loka me 548 Loka  të cilët shkuan në balotazh pasi asnjeri prej tyre nuk arriti të sigurojë 50% të votave.

Por siç mësohet nga një kërkesë që njëri prej kandidatëve dhe konkretisht Ndriçim Babasi i ka dërguar degës së PD-së në Krujë, ai ka hequr dorë nga gara.

Në kërkesë Babasi shkruan se nuk e shikon më të arsyeshme të vazhdojë garën për Primaret në PD Krujë për shkak të disa parregullsive ditën e votimit me listat dhe votuesit.

Babasi shkruan më tej se arsyet janë të thjeshta dhe kuptimplota, që t’i hapin rrugë demokracisë dhe që PD-së ti japim prioritet për fitore në datën 14 maj 2023.

Në fund kandidati i Primareve i tërhequr nga gara falenderon të gjithë ata që e votuanpor edhe ata që nuk morën pjesë në votime për arsye të ndryshme.

Primaret në Krujë/ Shkoi në balotazh, Ndriçim Babasi

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128