Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me "Gjelin" e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

7 Korrik 2025, 17:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit

Ka nisur prishja e kabinave që ishin ndërtuar pa leje në fshatin Turistik të Thethit. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë pamje nga momenti ku IMT e Shkodrës ka nsiur punën për prishejn e kabinave.

Në postimin e tij Rama thekson se skuadra e Bashkisë së Shkodrës nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike.

Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë????

Kujtojmë që paraditen e sotme kreu i qeverisë akuzoi prokuroren Elisa Gjeli se nuk ka marrë parasysh referimin e bërë nga Policia e Shkodrës për uzurpimin e bërë në Theth, duke hedhur në koshin e plehrave denoncimin.

Ndërsa pak më herët reagoi Prorkuroria e Shkodrës e cila thekson se ka qenë vetë Policia e Shtetit që në referimin e saj deklaron se nuk ka ndërtim pa leje.

Po ndodh...