Procesi i Shqipërisë në NATO, Basha: Presidenti Bush ka qenë faktori kryesor që mundësoi anëtarësimin

1 Prill 2024, 12:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Procesi i Shqipërisë në NATO, Basha: Presidenti Bush ka qenë

Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me pedagogun Marsid Gupi dhe gazetarin Ermal Peçin ku ka folur për të pathënat e antarësimit të Shqipëris në NATO 15 vite më parë, kohë kur Basha mbante postin e ministrit të jashtëm të Shqipërisë.

Basha ka treguar se dita e tij e punës në atë nuk ka qenë më shumë në ministri për faktin se ai ka zhvilluar takime në kryeqytete të ndryshme.

Gjithashtu Basha është shprehur se ishte presidenti George Bush ai që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Basha: Kur ishte procesi i anëtarësimit në NATO, dita ime e punës nuk ka qenë më shumë në ministri seç ka qenë në ajër në takime në kryeqytete të ndryshme. Si rregull, ministrat e vendeve të vogla janë gjithmonë në ajër se janë ata që duhet të shkojnë për vizitë. Sigurisht ka dhe vizitorë që vijnë dhe të nderojnë. Dyfish më shumë në atë periudhë, se siç e the, u ndërthurën dy, madje tre ngjarje të rëndësishme, procesi i anëtarësimit në NATO, procesi i pavarësimit të Kosovës megjithë koklavitjet e veta derisa u finalizua me sukses.

Po paralelisht ndonëse me të njëjtën bujë si këto të dyja, ecte përpara edhe procesi i integrimit europian me të dy komponentët. Komponenti i hartës së rrugës domethënë për të përmbushur kriteret për t’u bërë anëtarë, për të marrë statusin e vendit kandidat dhe dialogu për heqjen e vizave. Pra, mund të imagjinosh ishte një agjendë e plotë falë Zotit, se dua të them dhe këtë se jemi në një agjendë të lirshme këtu, përndryshe nëse nuk ka një agjendë të tillë, puna e një ministri të jashtëm të një vendi të vogël është puna më e mërzitshme e çdo anëtari të kabinetit. Se pastaj reduktohet në dreka, darka, pritje, përcjelje. Por realisht unë, kabineti, stafi im, gjithë ministria e jashtme nuk kishim kohë të merrnim frymë dhe e them këtë në kuptimin pozitiv të fjalës.

Presidenti Bush ka qenë faktor që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, padiskutim. Le të themi Amerika në tërrësi, por presidenti Bush më shumë sesa thjesht lideri i Amerikës. Që ishte si të them më shumë një interes personal për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

 

 

Po ndodh...