"Pronari turk i shfrytëzoi dhe po i poshtëron”, Braçe flet për minatorët e Spaçit: Komisioni i Ekonomisë t’i thërrasë në seancë dëgjimore

Prej 27 ditësh minatorët e minierës së bakrit në Spaç po protestojnë.
Edhe pse kanë kaluar gati katër javë nga nisja e grevës, kompania nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e punonjësve dhe nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për ta.
Megjithatë dje situata është tensionuar edhe më tej, pasi kompania ka shkarkuar nga puna edhe 40 punonjës të tjerë, me argumentin se kanë munguar në detyrë për shkak të protestës.
Për këtë çështje ka reaguar edhe deputeti i PS Erion Braçe. Erion Braçe kritikon pronarin e ‘Tete Albania’, duke u shprehur se ky i fundit shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare.
Postimi i Braçes
“BOOOOLL!
TANI U BE BOOOL!
PRONARI TURK I NJE KOMPANIE QE SHFRYTEZON E BEN PARA NGA NJE PASURI SHQIPTARE, VIJON TE PUSHOJ PUNETORE NGA PUNA!
Pasi i ka shfrytezuar pafund e pa ze, tani po i poshteron!
Ne nje vend qe eshte ne hall e per punetore, ky qe po ben ky pronari eshte krim i madh!!
NDAJ ESHTE BOOOOOLL!
DO I KERKOJ SOT KOMISIONIT TE EKONOMISE, PUNES E FINANCAVR SEANCE URGJENTE DEGJIMORE ME PUNETORET, MINATORET E SPAÇIT!”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

