Protesta e PD/ Dash Shehi: Nuk dal, këta protestojnë “Free Berisha”

Partia Demokratike do të protestojë pasditen e së martës, ndërsa deputetët Dashamir Shehi dhe Dashnor Sula në rubrikën “Opinion” në News24, kanë ndarë qëndrime të ndryshme lidhur me aksionin opozitar.
Dashamir Shehi tha se nuk do të jetë pjesë e protestës, duke theksuar se PD thërret dhe organizon protesta për të liruar Sali Berishën dhe jo hallet e qytetarëve.
“Nuk do të jem në protestë me shumë gjasë. Këta do dalin “Free Berisha”, këta meqë i kanë premtuar qytetarëve qeveri teknike, dalin në protesta. Pra këto po bëjnë protestën për të liruar Berishën. Nuk protestojnë për hallet e qytetarëve, nuk protestojnë as për fermerin, as për pensionistin”, tha Shehi.
Ndërsa Dash Sula u shpreh se do të protestojë sa të jetë gjallë.
“Do vdes në protesta, do i bëj protestë çdo qeverie. Sa të jem gjallë do të jem në protesta. Është një qeveri e pashpirt, një qeveri kriminele, që i merr edhe atyre që janë të sëmurë me tumor fondet. Ne protestojmë për të gjithë”, tha Sula.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


