Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, 5 protestues nën hetim, policia: Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin
18 Janar 2025, 10:45 / POLITIKË

Policia e Tiranës ka vënë nën hetim 5 protuestues pasi akuzohen se gjatë protestës së djeshme para bashkisë së Tiranës bllokuan rrugën duke penguar qarkullimin e makinave, si dhe prishën rendin dhe qetësinë publike.
“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-
Spanjë, kapën gjysëm milioni euro drogë, arrestohen 2 shqiptarë
18 Janar, 10:37 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


