Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen penalisht Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Adriana Kalaja dhe Klevis Balliu

1 Shkurt 2025, 17:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen penalisht Belind

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së opozitës dje para Bashkisë së Tiranës. Grumbullimi i qytetarëve solli bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

Mësohet  se janë proceduar Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Klevis Balliu, Adriana Kalaja si dhe Adriana Tolka.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

 

Po ndodh...