
Diversioni me FRPD-në/ Besart Xhaferri: Rama i dëshpëruar, po tenton të përçajë një strukturë të pastër të PD!

Kandidati për deputeti i PD, Besart Xhaferri ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me FRPD.
Në një intervistë me Sonila Meçon, Xhaferri është shprehur se, Rama është i dëshpëruar se nuk ka rini në PS dhe kërkon të bëjë pis FRPD-në.
“Shiko patjetër që unë nuk mohoj asnjë bashkëpunëtor që kam në rrugëtimin por patjetër me largimin e tyre prisja etikë. Ajo vajza është shkëputur që nga qershori i 2023, ne nuk jemi një parti që mbajmë dikë më detyrim kushdo që ri kontribuon.
Por fakti që del në krah të atij që ne kemi luftuar kundra bashkarisht tregon që këtu mund të ketë transaksione ose pazare. Por ajo që mua më shqetëson është që patjetër mundohen të bëjnë pis një organizatë historike prej 35 vitesh FRPD. I cili është i vetmi që ekziston akoma se po të shikosh në gjithë skenën politike Shqiptare përveç LRI-së janë mbytur të gjitha, janë pa kryetar janë pa struktura dhe pa kryesi, domethënë janë pa zë.
Janë dhe me një ministri të rinisë pa portofol. Kur vjen puna për të sulmuar forumin rinor të Vlorës ajo është që më shqetëson shumë, pasi është një forum rinor i jashtëzakonshëm. Është një forum rinor shumë i shëndetshëm, shumë aktiv dhe funksional dhe është sot në ballë të fushatës të PD-së në Vlorë. Kemi nxjerrë dhe kandidatin tonë Mario Runën në listat e hapura.
Fakti që Edi Rama mundohet që ta përdori për të gjithë gjënë kombëtare tregon patjetër një dëshpërim të tyre sepse nuk kanë më organizatë rinore. Po bën këtë ‘që shiko ne po ja shkatërrojmë atyre organizatën rinore’ po ja marrim të gjithë të rinjtë.” tha Xhaferri./

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128