Lajme flash

PËRPLASJA/ Agron Kapllanaj flet për herë të parë: Agjentët e BKH na nxorën armët, si nisi sherri nga ngritja e dronit

15 Prill 2025, 22:49 / POLITIKË ALFA PRESS
PËRPLASJA/ Agron Kapllanaj flet për herë të parë:

Agron Kapllanaj i kontaktuar nga A2 CNN ka pohuar incidentin, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Në një bisedë telefonike ish-kryebashkiaku i Mallakastrës ka pohuar se në parkimin e biznesit të familjarëve, ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.

“Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, sqaron Kapllanaj.

Pas debatit agjentët janë larguar me mjetin e tyre dhe janë ndjekur nga punonjës dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt për tu sqaruar. Më tej Kapllanaj sqaron se pak minuta më vonë kanë arritur që ti ndalojnë dhe aty ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Kapllanajt.

Por sipas këtij te fundit në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjent të BKH. Siç pohoi ai të afërmve të tij u është nxjerr dhe armë në formë kërcënimi dhe vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH.

Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë ulur gjakrat, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt.

Vetë Kapllanaj pohon se ndodhet në ambientet e policisë për të bërë kallëzim.

Po ndodh...