PS e PD u bënë bashkë në Sarandë për të rrëmbimin e 60 hektarëve në Nivicë, Berisha në siklet nga pyetja e gazetarëve

31 Korrik 2025, 14:57 / POLITIKË ALFA PRESS
PS e PD u bënë bashkë në Sarandë për të

Këshilltarë të majtë dhe të djathtë, ndryshe nga bindjet politike, e gjetën gjuhën e përbashkët dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës për të dhëne me qira 60 hektarëve tokë në zonën e Nivicës, ku pritet të ndërtohet një park fotovoltaik.

Ndërsa vendimi merrej brenda mbledhjes me dyer të mbyllura jashtë sallës pati tensione dhe përplasje të banorëve me policinë. Ata e konsiderojnë grabitje të tokave të tyre marrjen e këtij vendimi

“Policia ka ardhur me urdhër verbal për të na bllokuar hyrjen. Unë e di që policia mbron pronën e qytetarit jo hajdutin e saj. Hiqni dorë nga ai projekt, sa u bë Kakomeja aq do bëhet dhe ky. Ne do vritemi pikë”, u shpreh një qytetar.

“Nivica është mbledhur për pronën që kemi. Ne nuk pretendojmë kjo është prona jonë dhe ka kufijtë e tij. Nuk na lejuan në mbledhje ka vulosur kanë firmosur e thonë pastaj e kanë marrë. Mënyra se si trajtohet Nivica është e jashtëligjshme”, tha një tjetër.

“Duan ti gllabërojnë, pronat t’i shkatërrojnë. Ne kërkojmë një orë e më parë, të na jepen certifikatat. Të mos rrimë me gisht në gojë. Policia të na hapë rrugën…”, ishte revolta e një tjetër qytetari.

I kapur në befasi nga kjo vendimmarrje dhe i vënë në siklet nga pyetjet e gazetarëve për këtë bashkëpunim PS-PD, Sali Berisha  dha këtë përgjigje:

“Në aparencë, nuk është normale, por duhet parë i gjithë konteksti. Sepse unë dje jam informuar nga mediat dhe kam kërkuar të sqarohem si qëndron ky problem. Në çdo rrethanë, ligji detyron dialogun me komunitetin”.

Kompania që ka marre lejen për të ndërtuar parkun fotovoltaik është “Park Sol Energy”, e krijuar në shtator 2022 dhe zotërohet nga biznesmenët Paqsor Buzi dhe Agim Xhindoli.

Po ndodh...