PS fitoi 5 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme, reagon Rama: Dobësi ekstreme e opozitës! Ja si e justifikon pjesëmarrjen e ulët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke përgëzuar kandidatët fitues të Partisë Socialiste në pesë bashkitë ku u zhvilluan votimet, Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë e Mat.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama
dhe 5 arsye më shumë
për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.
Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;
Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;
Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
