PS në kërkim të 84 votave, shtyhet amnistia penale!
Në javën e ardhshme, amnistia penale pritet që të kalojë për votim në Parlament. Ky vendim u mor dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Për amnistinë penale kërkohen 84 vota në Parlament, që socialistët po mundohen t’i sigurojnë.
Një javë më parë, socialistët vendosën të pranojnë propozimin e deputetit demokrat, Ferdinand Xhaferi dhe të përfshijnë në listën e përfituesve të amnistisë penale dhe afro 350 persona të dënuar apo që janë në proces gjyqësor për akte dhune gjatë protestave të opozitës.
Nga amnistia penale pritet që të përfitojnë rreth 600 të burgosur. Amnistia penale konsiderohet nga ministri i Drejtësisë edhe si nevojë që të miratohet sa më shpejt për shkak të mbipopullimit në burgje.
DISKUTIMI
Komisioni për Sigurinë Kombëtare i dha dritën jeshile projektligjit për amnistinë penale. Drafti i paraqitur nga Këshilli i Ministrave mori votat e anëtarëve socialist të komisionit, ndërsa opozitar i vetëm i pranishëm ishte Enkelejd Alibeaj. Raporti i Komisionit të Sigurisë për Amnistinë Penale do t’i kalojë Komisionit të Ligjeve, i cili do të marrë në shqyrtim edhe amendamentet e paraqitura nga deputetët e opozitës, Ferdinand Xhaferri dhe Ervin Salianji. Kujtojmë se nga Amnistia Penale pritet që të përfitojnë më shumë se 3200 persona, mes të cilëve 700 që ndodhen në burg dhe pjesa tjetër janë duke vuajtur dënime alternative. Sipas ministrit Ulsi Manja, amnistia do t’i vijë në ndihmë problemit të mbipopullimit në burgje.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u bëri apel institucioneve qendrore, vendore, shoqërisë civile dhe medias që të bashkohen në fushatën e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e viktimave të krimit. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Manja deklaroi se mbrojtja e viktimave ndaj dhunës është një detyrë qytetare. Ai kujtoi se nga data 15-22 shkurt do të jetë java e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit në Shqipëri. “Qeveria shqiptare ka miratuar të parën strategji ndërsektorale për mbrojtjen e viktimave ndaj krimit. Kjo strategji siguron një kuadër garantues për mbrojtjen e viktimave. Nga data 15 deri më 22 shkurt 2024, Ministria e Drejtësisë organizon javën e Mbrojtjes së Viktimave në Shqipëri. Kjo nismë do të jetë e përvitshme”, – bën të ditur Manja. “Ftojmë të gjithë aktorët, përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, shoqërinë civile, mediet dhe komunitetin të bashkohen me NE në këtë fushatë ndërgjegjësimi”, – tha ai. Sipas ministrit: “Mbrojtja e Viktimave të Krimit është një detyrë qytetare për një shoqëri të sigurt”
OPOZITA
PD paraqiti dje në Komisionin e Sigurisë amendamentin për amnistinë e të dënuarve dhe të proceduarve gjatë protestave të organizuara prej saj. Deputeti Enkelejd Alibeaj, teksa e prezantoi para deputetëve amendamentet e PD-së, vuri theksin te disa protesta të thirrura nga selia blu, ndërsa shtoi edhe protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, protestat e zonës së “Astirit” etj.
“Amendamenti i paraqitur nga unë në fakt është i strukturuar në tri nene. Neni 3 i amendamentit synon që në nenin 6 të projektligjit të shtohet dhe një nen, neni 6/1 me këtë përmbajtje: Neni 6/1 dhënia e amnistisë për veprat penale për protestuesit. Përjashtohen nga ndjekja penale dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose që janë në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave të organizuara në periudhën 1 tetor 2018, deri 31 dhjetor 2020”, – tha Alibeaj.
“Pra, kjo është përmbajtja e amendamentit dhe siç e shihni bëhet fjalë për një grup dispozitash penale, të cilat iu referohen veprave penale, të cilat kanë lidhje në thelbin e tyre me organizimin e tubimeve dhe protestave. Bëhet fjalë për tubime apo protesta politike të organizuara nga PD dhe aleatët e saj, por edhe nga tubime apo protesta qytetare të organizuara gjatë kësaj periudhe. Bëhet fjalë për protestat e organizuara nga qytetarët në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, protestat e zonës së ‘Astirit’, protestat e qytetarëve për mbrojtjen e banesave të tyre në Bregun e Lumit apo edhe të Shkozës, apo edhe protestat e studentëve. Por edhe për protestat qytetare në rastin e vrasjes policore të Klodian Rashës”, – tha Alibeaj.
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128