PS nuk e dha autorizimin për arrestimin e Ballukut, Berisha: Të ndërhyjë sovrani me mjete demokratikë!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi në një dalje për mediat se i takon sovranit që të përgjigjet pasi PS-ja vendosi që të mos japë autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK.
Ai tha se tashmë duhet të marrë në dorë drejtësinë sovrani-qytetarët.
“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike të Edi Ramës për Ballukun, në fakt elegjinë e tij për veten e tij dhe për Belindën. Sot, Edi Rama hoqi çdo lloj maske dhe doli publikisht në mbrojtje totale duke vënë në peng Kushtetutën e vendit, ligjet e vendit, ndarjet e pushtetit dhe procesin e integrimit evropian. Edi Rama iu tha shqiptarëve sot se Belinda Balluku është e paprekshme. Se Skapi është një zero me bisht. Se drejtësia nuk ekziston. Dhe se ai nuk ka ndërmend të përfillë asgjë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit.
Ai mori në mbrojtje totale veten e tij sepse de facto Belinda Balluku nuk ka qenë asgjë tjetër veçse noterja apo regjistruesja e të gjitha vjedhjeve 25-vjeçare të këtij kryehajduti. Edi Rama sot sfidoi çdo shqiptar, sfidoi qytetarët shqiptarë.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, nuk është një sulm kryesisht nga Spakut, ndaj drejtësisë kjo që po bën sepse në këtë drejtim, drejtësia po përfaqëson ju, po përfaqëson ligjin dhe interesat tuaja.
Por ky është një sulm direkt ndaj jush, ndaj dinjitetit tuaj, ndaj lirive tuaja. Ky është një sulm me të cilin Edi Rama u thotë ju se ai qëndron mbi ligjin dhe se ai si një narkodiktator i vërtetë vendos në këtë vend për gjithçka dhe për çdo gjë.
Ai, sot dëshmoi më shumë se kurrë se është i gatshëm t’i përdorë mandatet e tij të krimit si bajoneta kundër qytetarëve shqiptarë dhe interesave të tyre në tërësi. Dhe në veçanti për mbylljen e dyerve të integrimit të Shqipërisë në BE”, tha kryededmokrati.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128